Biznes

Mësimet e vështira nga pandemia, për bizneset

Boris Johnson është një idiot i rrethuar nga idiotë që duhet të ndalojnë së rëni baterive në histerinë e variantit Omicron e ta marrin me qetësi si liderët e tjerë në Europë. "Në Spanjë apo në Itali nuk po panikosen. As në Gjermani dhe Holandë",-tha Michael O'Leary, drejtuesi i linjës ajrore, Ryanair.

Një javë më vonë, Holanda vendosi karantinën për të ndaluar përhapjen e Omicron dhe Gjermania vendosi rregulla të reja për të udhëtuar. Franca vendosi një orar kufizues dhe Irlanda ndaloi restorantet dhe klubet të punonin pas orës 8 të darkës.

O'Leary kishte nmësuar një gjë nga pandemia këto dy vite: siguria është kalimtare në një botë të rrethuar nga pasiguria.

Por, çfarë nëse ky është vetëm fillimi i një paqëndrueshmërie edhe më të madhe?

Goditjet e vitit të kaluar nga puna nga shtëpia, zbulimi i Zoom dhe shpejtësia e zhvillimit të vaksinave i kanë lënë vendin një raundi tjetër ndërrimesh në 2021 që ngrenë pyetje të thella rreth teknologjisë, solidaritetit dhe ndryshimit të papenduar.

Disa nga lëvizjet më të dukshme kanë qenë teknologjike.

Përpara vitit 2021, a mendonit se dikush do të paguante 69 milionë dollarë për një NFT, pjesë e artit digjital të një artisti të quajtur Beeple, siç bëri një investitor i kriptove në muajin mars?

A e imagjinonit një vend që do ta bënte ndonjëherë Bitcoin kurs ligjor, siç bëri El Salvador në qershor?

Apo se dy miliarderë më në fund do të arrinin kufirin e hapësirës një muaj më vonë me anijen e tyre kozmike të financuar privatisht? Apo që Facebook do ta riemëronte veten Meta dhe do të deklaronte se do të fokusohej në "metaverse" të botës virtuale, ku një grup i quajtur Republic Realm tha se kishte paguar 4.2 milionë dollarë për një ngastër toke digjitale disa javë më parë?

Është e vështirë të dihet se çfarë paraqesin në të vërtetë këto dhe zhvillime të tjera të teknologjisë, as nëse janë frikësuese. Inteligjenca artificiale ka të ngjarë të çojë në krijimin neto të vendeve të punës më shumë se sa humbja neto e vendeve të punës në kompani, sugjeroi një studim i ri nga akademikët në Britani javën e kaluar.

Por është e vështirë të jesh i sigurt për gjërat që nuk duken gjatë një pandemie: zgjerimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve, fituesve dhe humbësve të biznesit. Në të vërtetë, në 2021-shin u provua kotësia e shprehjes "ne jemi të gjithë së bashku".

Kur Forbes publikoi listën e tij globale të miliarderëve në prill, ai raportoi një rekord prej 493 shtesash të reja, pavarësisht vitit të parë të vdekjes, recesionit dhe humbjeve të vendeve të punës nga Covid. Kjo do të thoshte se bota kishte fituar mesatarisht një miliarder të ri çdo 17 orë që nga renditja e fundit në mars 2020.

Do të ishte një gjë e mirë nëse kjo pasuri në rritje do të kishte ardhur pasi një valë e madhe shpenzimesh për rimëkëmbjen pandemike dhe do të drejtohej atje ku është shumë e nevojshme.

Në fund të fundit, mësimi i madh i 2021-shit është të jesh i sigurt për pasigurinë dhe i kujdesshëm ndaj çdo sugjerimi se më e keqja ka mbaruar.

Megjithatë, vetëm 18% e këtyre shpenzimeve në ekonomitë kryesore në vitin 2020 po shkonte drejt përpjekjeve për të ulur emetimet e karbonit, për të përmirësuar ndotjen e ajrit ose për të mbështetur biodiversitetin, thonë analistët e universitetit të Oksfordit që ndjekin këto shpenzime.

Që nga java e kaluar, kjo përqindje ishte rritur në rreth 29%, thotë Brian O'Callaghan, studiuesi kryesor në analizën e Oksfordit, kryesisht falë masave në projektligjin e infrastrukturës dypartiake prej 1.2 trilion dollarësh që Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi në nëntor.

Megjithatë, masat e miratuara globalisht mund të shtojnë shuma të mëdha investimesh në synimet "e gjelbra" që pritet të jenë dhe një pjesë me shumë rëndësi në startegjitë e bizneseve 2022.

Por kjo rritje nuk ka gjasa të ndihet në mënyrë të barabartë kur përpjekjet globale për të trajtuar vetë pandeminë mbeten kaq të pabarabarta.

Kombet e pasura kanë shpenzuar pothuajse 16.000 dollarë për person mbi Covid, ndërsa vendet më pak të zhvilluara kanë menaxhuar vetëm rreth 60 dollarë për person, tregojnë të dhënat e Oksfordit.

Omicron është një rikujtim se lënia e miliarda njerëzve të pambrojtur është një recetë për variante të mëtejshme. Megjithatë, me mbylljen e vitit, përqindja e njerëzve të vaksinuar plotësisht kundër Covid-it ka arritur në 70% mbresëlënëse në vendet me të ardhura të larta, ndërsa vetëm 4% në ato me të ardhura të ulëta.

Në fund të fundit, mësimi i madh i vitit 2021 është të jesh i sigurt për pasigurinë dhe i kujdesshëm ndaj çdo sugjerimi se më e keqja ka mbaruar.

Siç thotë O'Callaghan: "Pabarazitë midis vendeve dhe brenda vendeve janë rritur, dhe kjo mund të paraqesë vetëm një lajm të keq për mënyrën se si shoqëritë funksionojnë në të ardhmen."

Burimi: Financial Times/ Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë