Futboll

Mesi zihet me trajnerin, 600 milionë euro nga Arabia joshin argjentinasin

Gazeta Si – Kohë të vështira për Mesin te PSG dhe sinjale lamtumire. Argjentinasi nuk i ka pritur mirë disa ushtrime të trajnerit Galtier dhe ka lënë stërvitjen. Al Hilal vazhdon ta joshë me oferta marramendëse.

Disa ushtrime taktike të trajnerit Galtier i jepnin Mesit shumë detyra mbrojtëse dhe ai është nxehur dhe ka braktisur stërvitjen. Një situatë që hedh poshtë fjalët e fundit të trajnerit të parisienëve: "Është shpejt të flasim për të ardhmen e Mesit, di që po diskutohet dhe që lojtari është i kënaqur këtu”.

Mesi dhe trajneri Galtier. Gazeta Si, 20 mars 2023

Duket gati e sigurt që Galtier nuk do të vazhdojë me PSG-në, sidomos pas daljes nga Championsi, por Mesi nuk e ka pranuar ende propozimin e rinovimit nga Al-Khelaifi. Ai nuk është i bindur për të vazhduar në Francë, duke parë edhe raportet jo të mira me tifozët.

Për më tepër ka edhe një presing konstant nga Arabia Saudite, ku Al Hilal është gati ta mbulojë me ar Mesin. Argjentinasit i ofrohet një kontratë dyvjeçare prej 600 milionë eurosh, për të rivalizuar kështu me Kristiano Ronaldon, që në dimër firmosi për Al Nasr.

Te Barcelona ndërkohë, duke parë situatën që po kalon Mesi në Paris, e kanë ftuar të rikthehet. Kuptohet, ende jo zyrtarisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë