Futboll

Mesi sportisti më i mirë i 2022, një foto me Levandovskin e ‘rikthen’ te Barcelona

Gazeta Si – Argjentinasi është vlerësuar me çmimin e sportistit më të mirë të 2022-shit. Në sallë ishte edhe Robert Levandovski, me të cilin Mesi është takuar dhe ka folur, pasi mund të jenë shokë skuadre te Barcelona.

Leo Mesi ka fituar çmimin ‘Laureus’. Ai është ende i pezulluar dhe duket se largimi është i sigurt. Një foto, ku ai shfaqet duket folur me Robert Levandovskin, i ftuar në këtë event, e bën edhe më intrigues rikthimin te Barcelona. A kanë folur si shokë të ardhshëm skuadre? Është e mundur.

Lionel Mesi me çmimin e fundit. Gazeta Si, 9 maj 2023

Ajo që ndodhi në këtë ceremoni është një lloj përcaktimi para kohe i skuadrës së re. Tifozët katalanas me siguri kanë buzëqeshur kur kanë parë atë foto dhe tani presin që gjithçka të shkojë si duhet.

Mesi u ngjit në skenë, ku u prit si "hero” nga të pranishmit, mes tyre edhe Pujol, Fabio Kapelo, Lisandro Martinez, Evra, Figo, presidenti i Federatës argjentina Tapia dhe tenisti Alkaraz.

"Për mua është një nder të marr këtë çmim, - ka thënë Mesi. – Mbi të gjitha, sepse këtë vit ‘Laureus World Sports Awards’ mbahen në Paris, qyteti ku jeton familja ime që prej vitit 2021. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, jo vetëm të kombëtares, por edhe të PSG-së. Nuk kam arritur asgjë vetëm dhe jam i lumtur ta ndaj këtë vlerësim me ta".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë