Futboll

Mesi ‘pushton’ menjëherë Amerikën, dopietë në ndeshjen e dytë me Inter Majemin

Gazeta Si – Lionel Mesi pushton menjëherë Amerikën. Pas golit me goditje dënimi në shtesën e ndeshjes ndaj Kruz Azul, mbrëmjen e së martës ai ka bërë edhe më mirë. Ai realizoi një dygolësh ndaj Atlanta Junajtid në fitoren 4-0 të Inter Majemit.

Kampioni i botës ka dhënë gjithashtu edhe një asit për Robert Tejlor, edhe ky autor i dy golave. Ardhja e Mesit e ka ndezur skuadrën, e fundit në klasifikimin e MLS-së para se të vinte argjentinasi.

Mes tifozëve ka shpërthyer 'Mesi-mania' në Florida, përfshirë edhe personazhet VIP, që tashmë janë gjithmonë të pranishëm në impiantin e ‘Fort Lauderdale’. I mjaftuan 22 minuta yllit argjentinas për të lënë shenjë, fillimisht duke çuar në rrjetë topin që më parë e kishte përlasur vetë në shtyllë, më pas duke mbyllur një trekëndësh perfekt me Tejlor.

"Të luash me të është një ëndërr e bërë realitet, - ka thënë mesfushori finlandez. – Sjell kaq shumë kualitet në fushë, saqë përfitojmë të gjithë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë