Njerez

Mesi ndërron krevatet e shtëpisë, blen dyshekët anti-Koronavirus

Krevatë specialë në shtëpinë e Lionel Mesit. Ylli i Barcelonës, që të shtunën në mbrëmje u kualifikua për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit, ka blerë dyshekë anti-Covid 19 për gjithë shtëpinë e tij. Është e vërtetë, e bën me dije “Mundo Deportivo”, duke dhënë edhe disa detaje.

Mesi vendosi të ndërrojë gjithë dyshekët që kishte me disa të tjerë specialë, që janë në gjendje të eliminojnë çdo virus brenda 4 orësh. Shtresat e këtyre dyshekëve specialë mund të eliminojnë edhe Koronavirusin në 99.84% të rasteve. Janë dyshekë të prodhuar nga një kompani spanjolle, por jo vetëm kaq.

Edhe krevatet janë të veçantë, me shumë opsione. Ata kanë një sistem vibrimi dhe masazhi termik për këmbët, që ndihmojnë për çlodhjen dhe rrjedhimisht edhe për gjumin. Gjithmonë sipas “Mundo Deportivo”, përveç Lionel Mesit, dyshekë dhe krevate të tillë kanë blerë edhe Saul i Atletiko Madrid dhe Aguero i Mançester Sitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë