Futboll

Mesi-mania në Majemi, çmimi i biletave në stratosferë për ndeshjen e debutimit

Gazeta Si – Pas njoftimit për zbarkimin e Lionel Mesit në kampionatin amerikan (MLS), në SHBA dhe sidomos në Majemi, ka shpërthyer Mesi-mania, që ka përfshirë edhe NBA-në.

Gjatë ndeshjes së 3-të të finaleve për titullin kampion, ardhja e Mesit në qytet është lajmëruar në Jumbotron, kurse mes tifozëve kishte nga ata që kishin veshur 10-ën e Inter Majemit. Edhe disa lojtarë i kanë uruar mirëseardhjen yllit argjentinas.

Nje tifoz me fanellen e Mesit ne nje ndeshje te NBA-se. Gazeta Si, 8 qershor 2023

Mes fansave të ‘Pleshtit’ ka yje të ndryshme që nuk e kanë humbur rastin për të përshëndetur mbërritjen e ish-lojtarit të Barcelonës dhe PSG-së nëpërmjet rrjeteve sociale. Antetokounmpo, që ka kuota të Nashville Soccer Club, i ka lënë takim në fushë, ashtu si Durant (që ka kuota te Philadelphia Union). Trae Young ishte i çmendur nga gëzimi, ndërsa Kyle Lowry, që luan te Majemi, doli në fushë me fanellën e Mesit tek Argjentina.

Ka nisur ndërkohë gjuetia për bileta për ndeshjen e debutimit të Mesit tek Inter Majemi. Data për t’u rrethuar me të kuqe është 21 korriku, kur klubi nga Florida do të luajë në Kupën e Ligës. Nga momenti i njoftimit për ardhjen e Mesit, çmimi i biletave është rritur menjëherë. Bileta më e lirë kushton 350 euro, një shifër më e lartë se për ndeshjen e 3-të të finaleve të NBA-së mes Majemi Hit dhe Denver (310 euro).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë