Futboll

Mesi i jep fund çdo dileme: Do të shkoj tek Inter Majemi, jo te Barcelona

Gazeta Si – “Nuk do të kthehem te Barcelona, do të shkoj tek Inter Majemi". Lionel Mesi, 36 vjeç më 24 qershor, ka bërë të ditur vetë destinacionin e radhës në një interviste për mediet katalanase ‘Mundo Deportivo' dhe 'Sport'.

Argjentinasi, pavarësisht takimit të babait të tij Jorge me presidentin e Barcelonës Joan Laporta, nuk kthehet te katalanasit. Ai nuk do të shkojë as në Arabi, ku e mbulonin me ar, por do të luajë në MLS, në Amerikë.

Lionel Mesi do kaloje ne kampionatin amerikan. Gazeta Si, 7 qershor 2023

Sulmuesi, në fund të kontratës me PSG-në, ka vendosur të pranojë ofertën e Inter Majemit, ku një nga pronarët është edhe ish-futbollisti i famshëm anglez, Devid Bekham.

Mesi donte të luante edhe një vit në Europë, por në mungesë të ofertave të kënqshme, duhej të zgjidhte mes MLS-së dhe Al Hilalit. Në fund preferoi të transferohet në Amerikë edhe për arsye jashtë futbollit. Mundësia e të jetuarit në SHBA do të bëjë që ai të firmosë akorde të rëndësishme komerciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë