Ngjarje

Mesha për Krishtlindje, Imzot Frendo: Do zhvillohet në orën 18:00

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë përgatiten të festojnë Krishtlindjen.

Për shkak të masave kufizuese mesha tradicionale e lindjes se Krishtit nuk do të zhvillohet në mesnatë.

Pas reagimit që pati një ditë më parë Kisha Katolike, është vendosur që mesha të zhvendoset dhe të mbahet në orën 18:00 të ditës së enjte.
Imzot Frendo u shpreh se është hidhëruar për shkak të masave të reja të qeverisë, pasi ishte planifikuar gjithçka që mesha të zhvillohej në orën 20:00 të së enjtes.
Sipas tij vendimi është marrë një ditë pasi kishat kishin njoftuar edhe besimtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë