Analize

Mesazhi i votuesve amerikanë për botën

Në një kohë kur bota po përballet çdo ditë e më shumë se fuqizimin e lëvizjeve ekstremiste, arrogancën e liderëve populistë dhe cenimin e demokracisë,votuesit amerikanë i dërguan një mesazh shumë të fuqishëm qytetarëve në mbarë botën duke i kufizuar pushtetin presidentit Dondal Trump. Zgjedhjet e mbajtura mes betejave të ashpra ideologjike kanë të ngjarë të shkundin jo vetëm ekuilibrin politik në SHBA, por edhe aleancat tradicionale të Amerikës.

Ashtu si në SHBA, edhe në Europë të gjithë shpresonin që zgjedhjet e mes-mandatit do të mund të frenonin arrogancën e presidentit amerikan. Edhe pse demokratët nuk arritët të korrnin “valën blu” që kishin shpresuar,  me kalimin e kohës do të kuptojnë se marrja e kontrollit të Dhomës Përfaqësuese do ta ekspozojë Trumpin ndaj rreziku politik prej të cilit e kishte mbrojtur deri më tani partia e tij

Për atletët historikë të Amerikës, “frenimi” i Trump, dy vite pasi erdhi në pushtet ishte një çlirim. Me përjashtim të partive të reja ekstremiste në vende të tilla si Hungaria, Austria, Gjermania dhe Italia, udhëheqësit politikë në Europë kanë pasur një marrëdhënie të trazuar me Trump. Kjo u pasqyrua edhe në sondazhet e ndërmarra nga Qendra Kërkimore Pew e gjatë dy viteve të fundit, e cila tregoi se vetëm 435 % e qytetarëve europainë kishin besim tek presidenti.   Ndërkohë që liderët politikë dhe lëvizjet ekstremiste jashtë vendit morën zemër nga rritja e Trump , duke çuar në hapat e para të krijimit të një "lëvizjeje populiste globaliste", votuesit amerikanë i treguan botës se asnjë lider nuk është i “plotfuqishëm”.

Trump dhe populizmi

Pas zgjedhjes së Donald Trump si president, krizës së emigracionit, pabarazive ekonomike, dhe një ndjenje të identitetit të humbur kombëtar, të frymëzuara nga fushata e kreut të Shtëpisë së Bardhë.,partitë e krahut të djathtë triumfuan në një vendesh europiane,

Sebastian Kurz dhe Partia Popullore konservatore fitoi 31.5 për qind të votave në zgjedhjet e Austrisë. 31 vjeçari u bë lideri më të ri në Evropë dhe formoi një koalicion me Partinë e Lirisë, një lëvizje ekstremiste që synon të frenojë emigracionin dhe të kufizojë “ndikim politik” të fesë islame në vend. Partia e Lirisë deklaroi pas zgjedhjeve se nuk dëshironte të largohej nga Bashkimi Evropian, pavarësisht se ka shprehur kritika të forta ndaj trajtimit të bllokut nga refugjatët dhe kufijtë.

Pas fitores së Trump, partia e ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD-ja, fitoi rreth 13 për qind të votave, duke u bërë partia e tretë më e fortë në Berlin. Kjo ishte hera e parë në më shumë se 60 vjet që një parti e ekstremit të djathtë u fut në parlamentin federal gjerman.  Ajo filloi katër vjet më parë si një lëvizje proteste kundër monedhës euro, por është kthyer tanimë në në parti kundër emigracionit.

Donald Trump dhe Mateo Salvini 

Partia për Liri , e udhëhequr nga Geert Wilders dhe e njohur për retorikën anti-islamike u kthye partinë  e dytë më të fuqishme në Holandë. E frymëzuar nga Trump, partia mori hapa drejt adoptimit të qëndrimeve më të ashpra mbi Emigracionin. Wilders, një nga politikanët më të shquar të ekstremit të djathtë në Europë, ka thënë se dëshiron të ndalojë xhamitë dhe shkollat ​​islame në Holandë.

Nën sloganin “Italianët të Parët”, Mateo Salvini është kthyer në “Donald Trumpin” e Europës pas fitores së koalicionit populist në Itali dhe po sfidon dita-ditës vullnetin e Bashkimit Europian. Ai ka formuar një aleancë me liderin populist të Hungarisë, kryeministrin Viktor Orban, i cili njihet gjithashtu për qëndrimet e ashpra ndaj emigracionit dhe shkollave islame.

Sikur mos të mjaftonte kjo,Partia e së Drejtës në Poloni u kthye sërish në qeveri duke fituar 39 për qind të votave. Që nga marrja e pushtetit, partia, e udhëhequr nga Jaroslaë Kaczynski, i cili nuk ka rol zyrtar në qeveri, ka kufizuar tubimet publike, për të forcuar kontrollin qeveritar të mediave dhe për të frenuar pavarësinë e gjyqësorit.

Donald Trump dhe Viktor Orban 

Për të gjithë analistët politikë është e qartë se politikat  agresive të presidentit Trump ndaj emigracionit kanë frymëzuar dhe forcuar lëvizjet populiste në mbarë Europën. Por ndërkohë që liderët populistë kanë korrur fitore të njëpasnjëshme, votuesit amerikanë i dërguan një mesazh të fuqishëm jo vetëm presidentit Trump, por edhe votuesve europianë: kufizimin e pushtetit dhe frenimin e politikave populiste “Heqja” e fuqisë legjislative nga duart e presidentit Trump do ta bëjë më të vështirë që këto grupe dhe liderë ekstremistë në Europë dhe në mbarë botën të “sillen rrotull” si një forcë e pandalshme mbarëbotërore.

Ndryshimi i qasjes sëpolitikës së jashtme

Rezultatet e zgjedhjeve mes-mandatit në SHBA do t’i hapin rrugën një dinamike të re në marrëdhëniet dhe politikat e huaja të SHBA-së me aleatët dhe armiqtë e saj tradicionalë.

Udhëheqësit e huaj do të vazhdojnë të jenë skeptikë, duke ditur se Trump mund të rizgjidhet dhe të kompensojë të gjithë këtë humbje në vitin 2020. Megjithatë, sapo komiteti demokratik të kryesojë Dhomën e Përfaqësuesve, Trump do të fillojë të përballet me plagët politike që mori nga këto zgjedhje, dhe do të hasë pengesat e para për të zbatuar vullnetin e tij në shtëpi.

Demokratët do të marrin në dorë komitetet e sigurisë kombëtare, atë të Punëve të Jashtme, Inteligjencës, Mbrojtjës, Financave dhe Tregtisë, duke frenuar pothuajse të gjithë politikën  jashtme agresive të ndërmarrë nga presidenti amerikan përgjatë muajve të fundit.  Ata kanë të ngjarë të bllokojnë nismat e Trump që mund të çojnë në të tjera përplasje tregtare me Europën dhe Kinën, të frenojnë politikën agresive ndaj Iranit dhe të mundohen të mbajnë nën kontroll qasjen kontradiktore të administratës Trump ndaj organizatave perëndimoreve, si NATO dhe Bashkimi Europian. Asnjë nga këto nuk garanton që Trump do të ndryshojë politikat kyçe, por pushteti i tij për t'i çuar deri në fund mund të kufizohet.

Donald Trump dhe Kim Jong-un

Tanimë të gjithë aleatët dhe armiqtë e Amerikës mund të rishikojnë taktikat dhe qasjen e tyre të politikës së jashtme.

Koreja e Veriut, për shembull, do të peshojë se çfarë ndikimi do të kenë këto zgjedhje në marrëdhëniet e saj me Trump. Kim Jong-un tashmë ka qenë duke shmangur me sa të mundet premtimin për çarmatosjen bërthamore që i bëri Trump në Singapor. Por demokratët ka të ngjarë të kërkojnë një qëndrim më tolerant ndaj Koresë së Veriut ndërkohë që Trump do të përpiqet të rrisë presionin.

Sa për Iranin, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo  paraqiti 12 kërkesa për Teheranin dhe këtë javë Uashingtoni rivendosi sanksionet ekonomike. Kjo do të dëmtojë më tej ekonominë e Iranit, por rezultati i zgjedhjeve ka gjasa të rrisë vullnetin e Iranit për t’i rezistuar presionit të SHBA-së. Demokratët ishin pothuajse unanim kundër nxjerrjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore e negociuar nga Obama në vitin 2015. Ata kanë të ngjarë të frenojnë vrullin e Trump për të sfiduar Iranin, me shpresën se do të vazhdojë ta mbajnë këtë të fundit brenda marrëveshjes bërthamore\

Ndoshta Rusia është ndër të vetmet vende që e ka pritur me pesimizëm rezultatin e zgjedhjeve të mes-mandatit. Nga njëra anë janë akuzat ndaj Putinit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 dhe nga ana tjetër janë hetimet për lidhjet mes Trump dhe Rusisë. Në rastin më të keq për Trump dhe Putinin, demokratët kanë gjasa të gërmojnë më thellë në ndërhyrjet politike dhe financiare të Rusisë në SHBA, duke hetuat edhe për natyrën e marrëdhënieve financiare të Rusisë me Trump. Demokratët do të jenë gjithashtu në gjendje të bllokojnë çdo përpjekje për t'i dhënë fund hetimit të posaçëm të Robert Mueller për lidhjet e Trump me Rusinë.

Donald Trump dhe Angela Merkel 

Kina nga ana tjetër ka të ngjarë të marrë zemër nga humbja e kontrollit të Dhomës Përfaqësuese. Ndonëse ekziston një konsensus dypartiak në SHBA për të marrë seriozisht sfidën e Kinës, shumica e demokratëve kundërshtojnë fuqimisht luftën tregtare të Trump me Pekinin . Demokratët e Kongresit tani do të kenë më shumë fuqi për të frenuar instinktet arrogante të presidentit.

Vota e amerikanëve ishte një çlirim për NATO-n dhe BE-në, sidomos për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila ka pasur disa përplase publike me Trump. Tarifat e çelikut ndaj vendeve europiane, i sollën marrëdhëniet mes Amerikës dhe BE-së në pikën me të ulët në dekada, por tani që demokratët fituan terren, Administrata Trump mund të jetë e detyruar të ndryshojë qëndrim arrogant ndaj aleatëve tradicionalë.

Ndoshta është e vështirë të dihet se çfarë mendojnë amerikanët për politikën e jashtme të Trump, por mund të thuhet me siguri se shumica e tyre nuk duan që Trump të ketë pushtet të pakufizuar brenda kongresit. Votuesit që kundërshtojnë partinë e Trump mund të mos pëlqejnë tonin e presidentit për çështjet ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë se nuk duan një angazhimi më të thellë  të Amerikës në çështjet botërore.

*John McLaughlin është ish-zëvendësdrejtori i CIA-s. Ai shkruan një sërë opinonesh mbi marrëdhëniet e jashtme të Amerikës përmes “lentes të Inteligjencës" dhe jep mësim në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins (SAIS).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë