Politike

Mesazhi i Soreca-s për politikanët

Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, i është drejtuar me një mesazh  politikanëve shqiptarë, përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”.

"Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”, shkruan Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë