Biznes

Mes problemeve botërore të furnizimit, bizneset ballkanike po lulëzojnë

Problemet në zinxhirët e furnizimit, të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, lufta në Ukrainë dhe karantina në Kinë, goditën tregjet e Europës Perëndimore. Kompanitë ballkanike shpresojnë që të përfitojnë në këto rrethana, lidhur me distancën e afërt dhe koston e ulët të punës.

Disa biznese në një forum biznesi të Sarajevës, thanë se interesi nga partnerët europianë kanë qenë në rritje.

Kompania gjermane GS-TMT me në qendër qytetin boshnjak të Travnikut po hap pika të reja pas kërkesë në rritje të pjesëve mekanike dhe elektrike, nga gjermanët e austriakët.

Kompania me vetëm 462 punonjës u rrit me 32% vitin e shkuar dhe pritet të rritet me 42% në 2022-shin, me të ardhura rreth 32 mln dollarë.

"Një arsye për rritjen e të ardhurave tona është se ne morëm përsipër prodhimin e një pjese të mallrave që ishin prodhuar në Kinë," tha drejtuesi i kësaj kompanie.

Një studim i kohëve të fundit i punëdhënësve gjermanë tregoi se ata i konsideronin vendet ballkanike Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si destinacione të dëshirueshme investimi për shkak të kostove të ulëta të punës dhe taksave dhe pozicionit gjeografik, Sophia Kluge nga Dhoma e Tregtisë gjermano-serbe.

“Ballkani Perëndimor është rajoni më i afërt që mund të ndihmojë Europën”, - tha Kluge.

Ajo tha se punëdhënësit gjermanë, ndërsa përmendin infrastrukturën, qeverisjen dhe paqëndrueshmërinë politike si sfida, kanë theksuar gjithashtu të ashtuquajturën "afërsi kulturore" dhe përvojën e tyre pozitive me punëtorët nga rajoni.

"Ishte ajo ndjenjë e fortë që ishte vendimtare për disa për të zgjedhur rajonin për investimin e tyre," tha ajo.

Ekrem Turajlic, një drejtor në kompaninë më të madhe farmaceutike të Bosnjës, Bosnalijek, e cila eksporton kryesisht në Rusi, Lindjen e Mesme dhe Ballkan, ishte gjithashtu optimist për zgjerimin e një rrjeti blerësish europianë.

"Ne po shohim padyshim më shumë interes nga klientët europianë për t'u kthyer tek furnizuesit që janë më afër se Azia," tha Turajliç.

Martin Grabe i Gjermanisë Trade & Invest tha se vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi shiheshin si të qëndrueshme, por se duhet të zgjidhnin qartë rrugën që do të ndiqnin dhe nëse do të punonin drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Burimi: InternationalBusinessTimes/ Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë