Lajme

Merrte ryshfet, arrestohet infermierja e Spitalit Psikiatrik Elbasan

Një infermiere që punonte në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit është ndaluar nga policia, pasi akuzohet për korrupsion dhe marrje ryshfeti.
E arrestuara është 50-vjeçarja Shpresa Tollumi, banuese në fshatin Bujaras të Elbasanit. Ajo akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë