Futboll

Merr leje nga FIFA, një shqiptar zgjedh përfaqësuesen e Malajzisë

Liridon Krasniqi merr lejen nga FIFA për të luajtur edhe në ndeshjet zyrtare me kombëtaren e Malajzisë. Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit drejtuar Departamentit të Statusit të lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipin kombëtar aziatik, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që Krasniqi të mund të luajë për Malajzinë.

Mesfushori me tipare sulmuese, 28-vjeçari, i Jehor DT në Superligën e Malajzisë, ende nuk ka luajtur për asnjë ekip kombëtar në ndeshje zyrtare, ku ka vetëm dy paraqitje për ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë në të kaluarën, ndërsa më pas ka qenë i grumbulluar edhe tek Kosova. Krasniqi javë më parë pasaportën e vendit aziatik, pasi ka luajtur për pesë vjet në këtë shtet.

Ai u transferua te Kedah FA në fillim të vitit 2015, më pas luajti edhe për Melaka Utd, para se t’i bashkohej Jehor DT në fund të vitit të kaluar. “Liridoni e ka marrë lejen e FIFA-s dhe tani do ta llogarisim atë në listën e skuadrës sonë kombëtare për fazën e dytë të kualifikueseve  të Botërorit 2022”, ka deklaruar zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Yussoff Mahadi. ‘’Sidoqoftë, nevojitet edhe aprovimi i trajnerit të Malajzisë, Cheng Hoe për të luajtur me ekipin kombëtar. Lojtari do të vlerësohet në bazë të paraqitjeve të tij dhe më pas do të ftohet nëse bind trajnerin Cheng Hoe”, përfundoi Mahadi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë