Në një anije me mbi 1000 persona në bord në Saroniko, Greqi, ka rënë zjarr pas mesnate.
Anija e Anek Lines u nis nga Pireu me destinacion Kretën, ndërsa zjarri është konstatuar në momentin që ishte përballë ishullit Ydra. Anija është kthyer në Pire ku janë evakuuar pasagjerët dhe ekuipazhi ndërsa vazhdonte të digjej.
Kanë qenë 875 pasagjerë dhe 141 pjesëtarë të ekuipazhit në bord që janë shpëtuar.
Siç raportojnë mediat greke odiseja e anijes në flakë në det të hapur ka zgjatur nga ora 12 e natës deri në 4:40 të mëngjesit.

Raportohet se zjarri filloi në garazhin e anijes dhe u përhap në pjesën tjetër. Pasagjerët me maska u nxorën nga anët dhe jo në anën e pasme siç ndodh zakonisht, por nga dalja e sigurisë. Në port i prisnin policia dhe zjarrfikësja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.