Ne rrjet

Merkel zbulon detajet: Greqia dhe Turqia ishin në prag të luftës

Më shumë se dy muaj pasi Angela Merkel ndërhyri për të shmangur një konfrontim ushtarak midis Greqisë dhe Turqisë, kancelarja gjermane ka zbuluar sot detaje nga negociatat e vështira midis dy fqinjëve të Egjeut.

Kancelares gjermane tha se tensionet ishin aq të larta sa,vendi i sa dhe fuqitë e tjera europiane kishin ndërhyrë me sukses në momentin e fundit, përpara se Greqia dhe Turqia të shkonin drejt luftës de facto.

"Është e vështirë të imagjinohet se sa e vogël është distanca midis konfliktit ushtarak dhe zgjidhjes paqësore në disa raste," tha Merkel duke folur në një seancë të Bundestagut gjerman përpara takimit të Këshillit Europian në 1-2 Tetor.

Edhe pse Greqia ka kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër Turqisë, por Merkel hodhi edhe njëherë poshtë këtë kërkesë.

“Tensionet me Greqinë dhe palën greko-qipriote janë të larta, megjithatë Turqia është një partner i NATO-s. Ajo po ashtu ka treguar përpjekje të jashtëzakonshme në pritjen e refugjatëve, "tha Merkel, ndërsa kritikoi Greqinë rreth zhvillimeve të fundit në kampin Moria në ishullin e Lesvos. "Ne duhet të ekuilibrojmë marrëdhëniet tona me kujdes dhe të përqendrohemi në bashkëpunim," tha ajo, duke i përshkruar marrëdhëniet e BE-së me Turqinë si "shumëdimensionale".

Angela Merkel pati një telefonatë me Erdogan dhe Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel këtë javë dhe i tha Erdoganit të hynte në bisedime me Greqinë.

Grekët janë më se të zhgënjyerit me politikën e Berlini, pasi Merkel ka pranuar të bëjë rolin e ndërmjetësueses, por jo të ndëshkueses të Turqisë. Në Athinë, ku një sërë mediesh po akuzojnë Gjermaninë, por edhe BE-në se ka braktisur një vend anëtar.

“BE tregoi se ka zgjedhur të qetësonte Turqinë dhe Erdoganin, në vend që të mbronte fuqishëm dhe pa mëdyshje sovranitetin e shteteve anëtare të saj si Greqia dhe Qipro. BE po vendos një precedent të rrezikshëm”, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.

Përplasja me Greqinë mbi kufijtë detarë dhe rezervat e gazit natyror ka alarmuar Greqinë, e cila duket se po përgatitet për mundësinë e një incidenti ushtarak.  Duke iu frikësuar një përballje ushtarake me Ankaranë, Athina ka vendosur të armatoset, duke blerë avionë, mjete ushtarake dhe armë. Athina ka lidhur një marrëveshje me Francën dhe një sërë vendesh të tjera mbi blerjet e armëve për të fuqizuar forcat e saj të armatosura, ndërkohë që tensionet me Turqinë në rajonin e Mesdheut Lindor vijnë duke u rritur.

Franca ka qënë e para fuqi europiane që ka ndërhyrë, duke acaruar  më tejmarrëdhëniet midis Parisit dhe Ankarasë, të dy aleatë të NATO-s, pasi Franca është duke sulmuar ashpër Turqinë a për rolin e saj në Libi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë