Bota

Merkel: Situata nga Covid-19 në Gjermani është shumë serioze

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar sot Bundestangut të miratojë një ligj të ri që detyron udhëheqësit rajonalë të vendosin orën policore dhe të vendosin bllokime sapo infeksionet e koronavirusit të fillojnë të rriten.

"Fatkeqësisht më duhet ta them përsëri sot: situata është serioze, shumë serioze dhe të gjithë duhet ta marrim seriozisht," ka thënë Merkel gjatë një seance parlamentare këtë mëngjes.

Ajo thotë se vala e tretë e ka goditur fort Gjermaninë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor po i kërkojnë ndihmë qeverisë çdo ditë. "Punonjësit e kujdesit intensiv po na marrin në telefon. Kush jemi ne që të injorojmë lutjet e tyre?"

Merkel u përplas edhe me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila kundërshton vendosjen e bllokimeve.

Mbështetësit e këtij projektligji argumentojnë se ndërmarrja e masat është urgjente tani. Ata thonë se kur një votim përfundimtar do të merret të mërkurën e ardhshme, me miratimin e dhomës së sipërme të Bundestangut, do të jetë tepër vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë