Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur me doza optimizmi sa i takon situates së pandemisë. Gjatë një interviste për “RTL” ajo theksoi se tashmë po sheh dritë në fund të tunelit.
"Piku i valës së dytë të Koronavirusit është kaluar tashmë, shoh dritë në fund të tunelit. Duhet të durojmë edhe pak për të parë efektet e vaksinës”, - u shpreh Merkel, e cila gjithsesi ka apeluar për të mos e ulur aspak vigjilencën.
Gjermania po i afrohet shifrës 60.000 të vdekjeve nga pandemia dhe Merkel tha se pret të dhënat zyrtare në lidhje me variantet e reja të Koronavirusit në vend. Shkollat, restorantet dhe shumica e dyqaneve në Gjermani janë mbyllur që prej dhjetorit dhe këto masa kanë ndihmuar në uljen e numrit të infektimeve.
"Ne do të marrim informacion në fund të javës ose në fillim të javës tjetër sa i përket virusit britanik," – shtoi kancelarja Merkel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.