Futboll

Merkatoja e futbollit, në 2019 janë shpenzuar 7,35 mld dollarë

FIFA nëpërmjet raportit të ri të “Global Transfer Market Report”, ka analizuar llogaritë e merkatos së futbollit, gjatë vitit të fundit kalendarik. Në 12 muajt e fundit shpenzimet për transferimet e lojtarëve kanë arritur një rekord të ri prej 7,35 miliardë dollarë (6,6 miliardë euro), një rritje 5,8% më shumë në krahasim me 2018.

Shifër e arritur falë 18.042 operacioneve ndërkombëtare që kanë përfshirë 15.463 lojtarë të 178 kombësive të ndryshme. Sidoqoftë, vetëm 100 klube janë të përfshira në 80% të këtyre operacioneve. Dominon Evropa, e cila ka regjistruar rreth 10,000 lëvizje hyrëse dhe dalëse. Itinerari Brazil-Portugali është një nga më të ngarkuarit, si në një drejtim ashtu edhe në tjetrin.

Klubet portugeze njihen për prodhimin ose rritjen e talenteve, ku shpesh gjenerojnë të ardhura të jashtëzakonshme nga shitja e këtyre talenteve. Luzitanët qëndrojnë në vendin e parë, duke regjistruar 346 milion euro fitime. E ndjek Hollanda me +273 milion. Të dhëna negative, siç pritej, kanë Anglia, Spanja dhe Italia: 500 milion € humbje për Anglinë, 336 për Spanjën dhe 312 për Italinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë