Motosport

Merkato në Formula 1, Piastri hedh poshtë zërat për vendin e Alonsos

Gazeta Si – Jemi në një fazë të nxehtë të merkatos së pilotëve të Formula 1. Njoftime për ndryshim skuadre, por edhe befasi, siç është rasti i skuderisë Alpine.

Pas lajmit të kalimit të Fernando Alonsos tek Aston Martin në sezonin 2023, ku do të marrë vendin e Sebastian Fetel, skuadra fraceze njoftoi promovimin e Oskar Piastrit. Australiani i datëlindjes 2001, fitues i Formula 2 në 2021-shin, është nën kontratë me skuderinë franceze të grupit ‘Renault’, por e përgënjeshtroi menjëherë lajmin.

Oskar Piastri, piloti australian. Gazeta Si, 3 gusht 2022

Në profilin e tij në Instagram Piastri shkroi: “Kam mësuar se, pa konsensusin tim, Alpine F1 ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku njofton se do të garoj për të vitin e ardhshëm. Është e gabuar, sepse nuk kam firmosur asnjë kontratë me Alpine për 2023-shin. Nuk do të garoj për të”.

Qëndrim i qartë i australianit, që sezonin 2022 ka rolin e pilotit të tretë të Alpine F1. Me këtë qëndrim ai hedh poshtë mundësinë për të qenë në krah të Esteban Okon vitin e ardhshëm.

Sapo ka nisur gushti dhe menjëherë fërkime në merkaton e pilotëve të Formula 1. Ka një hipotezë që e sheh Piastrin te MekLareni në 2023-shin. Tek Alpine mund të shkojë Riçardo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë