Gazeta Si – Merkato interesante në Formula 1. Japonezi Yuki Tsunoda do të garojë sërish për AlphaTauri edhe sezonin e ardhshëm të Formula 1. Ai ka rinovuar kontratën me këtë skuderi, por me shumë mundësi nuk do të ketë më Pierr Gaslin shok skuadre.
Piloti francez është shumë pranë një marrëveshjeje me Alpine, ku do të marrë vendin e Fernando Alonsos. Gasli pritet të zëvendësohet nga Nik De Vries në skuderinë satelit të Red Bull-it.
HE'S STAYING FOR 2023! 🤙 🎉 @yukitsunoda07
— Scuderia AlphaTauri (@AlphaTauriF1) September 22, 2022
check out the full story 👉 https://t.co/uePKoc4RI0 pic.twitter.com/vgrLHrZPCm
“Dua të falënderoj Red Bull-in, Hondën dhe AlphaTauri-n që më kanë dhënë mundësinë të garoj në Formula 1. U transferova në Itali vitin e kaluar për të qenë më afër fabrikës dhe ndihem vërtet pjesë e skuadrës. Jam i lumtur që do të vazhdoj të garoj me ta edhe në 2023-shin.
Sezoni 2022 nuk ka përfunduar ende dhe do të vazhdojmë të kërkojmë maksimumin. Jam i përqendruar plotësisht për ta mbyllur sa më lart sezonin dhe pastaj do të medojmë për vitin e ardhshëm”, – ka thënë Tsunoda pas rinovimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.