Motosport

Mercedesi zbulon makinën e re, asnjë ndryshim në çiftin e pilotëve

Skuderia Mercedes ka prezantuar makinën e kampionatit të ri botëror. Kampionët e botës kanë publikuar online fotot e para të makinës së re, me të cilën synojnë titullin e radhës. Mercedesi fiton prej 6 vitesh të dy titujt botërorë, si për konstruktorët, ashtu edhe për pilotët.

Në pistën e Silverstone në Angli, kampioni i botës Ljuis Hamilton dhe shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas, do të bëjnë xhirot e para, në pritje të testeve zyrtare të Formulës 1 më 19 shkurt në Montmelò.

Makina e Mercedesit për kampionatin e ri botëror. Gazeta Si, 14 shkurt 2020

Për skuderinë e drejtuar nga Toto Volf, ambiciet dhe pritshmëritë janë të mëdha, ashtu si dhe dëshira e kundërshtarëve për të prishur serinë e fitoreve të Mercedesit. Asnjë ndryshim në çiftin e pilotëve, që është këtë vit do të përbëhet nga Hamilton dhe Botas.

Për Ljuis Hamiltonin është një sezon i veçantë. Ai ka 6 tituj kampion dhe përveç çështje së rinovimit të kontratës me Mercedesin, synon të arrijë rekordin e Mikael Shumaker me 7 tituj. Piloti anglez ka ndryshuar ngjyrat e kaskës, ku tashmë mbizotëron një tonalitet i purpurt mbi të bardhën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë