Motosport

Mercedesi zbulon datën e prezantimit të makinës së re, në dyshim prania e Hemiltonit

Një ditë pas Ferrarit, më 18 shkurt 2022, do të jetë radha e Mercedesit për të prezantuar makinën e re për Botërorin 2022. Sipas aqsaj që ka bërë me dije skuderia gjermane, makina do të quhet “W13”, për saktësi “Mercedes-Amg F1 W13 E Performance”, me “E Performance” që është shndërruar në etiketë dhe sinjal vazhdimësie për të gjitha produktet hibride të sektorit sportiv të kompanisë nga Shtutgarti.

Po me Hemilton, çfarë do të ndodhë? Makina e re Mercedes do të zbulohet në një event dixhital nga cirkuiti i Silverstonit, ku makina do të bëjë edhe kolaudimin në pistë sapo të përfundojë prezantimi zyrtar. Pak javë më parë Toto Volf kishte shpërndarë në rrjetet sociale një video, ku shfaqeshin disa momente të vendosjes së “power unit” hibride të makinës, me buzëqeshjen e drejtuesit të lartë të Mercedesit.

Mbetet kështu dyshimi i madh për praninë ose jo të Ljuis Hemiltonit, por vështirë se shtatë herë kampioni i botës do të mungonte në një takim të tillë me sfidën e 2022-shit, ku Formula 1 do të hyjë në një erë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë