Futboll

Memushaj: Për ne shqiptarët, Italia është shtëpi e dytë

Mediat italiane i kanë bërë jehonë mjekëve dhe qeverisë shqiptare për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira. Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe mesfushori vlonjat i Kombëtares, Ledjan Memushaj, i cili nëpërmjet një interviste me gazetarin Gianluca Di Marzio, ka folur për jetën dhe eksperiencën në Itali.

“Një fjalim me të vërtetë prekës, u rrënqetha kur e dëgjova. Edhe pse jemi një vend në zhvillim, një vend i varfër, i cili me atë pak që ka, përpiqet të ndihmojë të tjerët, sidomos Italinë e cila për në është si një shtëpi e dytë. Ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer mes Italisë dhe Shqipërisë, te ne shihen të gjitha kanalet televizive italiane, jemi rritur kështu dhe shumë kanë mësuar gjuhën italiane, është si një komb I dytë për ne. Në gjysmën e dytë të viteve '90 ishte një kohë lufte, ku ndodhte gjithçka atje, shumë njerëz ishin arratisur në Itali. Unë fatmirësisht kisha babanë që punonte, pastaj mbërrita edhe unë në vendin më të bukur në botë. Kam kaluar më shumë vite këtu se në Shqipëri, ndihem gjithashtu italian.

Kjo nuk është koha për të folur për futboll apo për pagat. Në duhet të zbatojmë udhëzimet e shteti dhe të gjithë së bashku duhet të bëjmë një hap përpara”, përfundoi Memushaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë