Kombetarja

Memushaj gradohet kapiten: Të përsërisim Islandën në Turqi

Trajneri Reja ka zgjedhur të gradojë Ledian Memushajn kapiten të Kombëtares në ndeshjen e nesërme me Turqinë. Mungojnë Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj, dy kapitenët e parë, kështu që nesër shiriti do të qëndrojë në krahun e vlonjatit, një lojtar mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë. Memushaj ka dalë në konferencë shtypi bashkë me trajnerin Reja dhe ka folur për sfidën me Turqinë.

“Ndihem shumë i kënaqur që do të mbaj shiritin e kapitenit në këtë ndeshje, por do të isha më i lumtur, që këtu të ishin Elsi ose Mërgimi. Ata janë lojtarë të rëndësishëm për Kombëtaren. Me Turqinë do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se jemi përgatitur mirë dhe do të luajmë shanset tona. Kemi mundësi të përsërisim ndeshjen me Islandën, ku fituam 4-2. E dimë shumë mirë se sa e vështirë do ta jetë kjo ndeshje, por jemi në gjendje ta përballojmë.

Kemi luajtur një ndeshje miqësore në Turqi dy vjet më parë dhe paraqitja jonë ishte shumë e mirë. Unë u ndëshkova me karton të kuq në atë ndeshje, prej së cilës skuadra jonë ka shumë, ashtu si dhe nga ndeshja e Shkodrës, ku humbëm 0-2. Tani kemi lojtarë të rinj dhe me kualitet, të cilët po e ndihmojnë shumë skuadrën. Natyrisht, kemi nevojë për më shumë kohë që të ambientohemi. Një dhuratë për trajnerin Reja? Shpresoj t’ia bëjmë nesër”, - ka theksuar në konferencë shtypi kapiteni i ri i kuqezinjve, Ledian Memushaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë