Bota

Medvedev sulmon Perëndimin. Liderët e BE, rezervë të solistëve amerikanë

Gazeta Si - "Pa ofendim për askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë njerëz të rinj dhe një epokë e re qeverisjeje, e cila për mendimin tim është larg nga ajo optimale".

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit dhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, në një postim të gjatë në Telegram, hodhi poshtë klasën politike evropiane, duke sjellë në vëmendje edhe kryeministrin italian dhe kancelaren gjermane.

"Problemi i degjenerimit të politikës evropiane, - thotë ai, - lidhet mbi të gjitha me faktin se ajo është kthyer në një rezervë të zbehtë të solistëve amerikanë. Charles de Gaulle mund të kundërshtojë çdo president amerikan. Dhe tani cilët evropianë do ta bëjnë këtë pa u shtrënguar duart. Ata janë të kufizuar vetëm nga qëllimet e tyre të dobëta zgjedhore".

"Për një kohë të gjatë, - thotë Medvedev, - unë kam qenë në kontakt me liderë të huaj dhe mund të shoh se sa ka rënë niveli i politikanëve perëndimorë. Në njëzet vitet e fundit kjo ka ndodhur fjalë për fjalë para syve të mi. Natyrisht, në Evropë”.

Medvedev më pas kujton liderët historitë botërorë: “Nuk ka mbetur asnjë politikan si Helmut Kohl, Zhak Shirak apo Margaret Thatcher. Natyrisht, këta nuk janë ata që ndonjëherë do të quhen pro-rusë, edhe pse politikanët e fortë nuk kanë qenë kurrë rusofobë. Pyetja është krejtësisht e ndryshme".

Dhe kjo, përfundon ai, "krijon probleme jo vetëm për botën perëndimore, por edhe për ne, për Rusinë. Kalibri i politikanëve po zvogëlohet në mënyrë të pashmangshme”.

Në fund të postimit, aleati besnik i prëesidentit rus, shton: “Siç vërejti me të drejtë Vladimir Putin, pas vdekjes së Mahatma Gandhit, nuk ka më asnjë lider me të cilin mund të bisedosh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë