Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte i pranishëm në Asamblenë Parlamentare të OSBE, e cila u zhvillua në parlamentin gjerman.
Në fjalën e mbajtur në seancën plenare, Mediu u shpreh se në qendër të punës së OSBE është mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve, e drejta e tyre për të vendosur nëpërmjet votës dhe zgjedhjet e lira.
“Shqipëria u përfshi në një proces të reformës në drejtësi për të luftuar korrupsionin dhe garantuar pavarësinë e tij. Të gjithë ranë dakord dhe e vlerësuan si të domosdoshme, por ajo që është e domosdoshme është implementimi i drejtë i saj. Sot ne jemi në mungesë të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe bllokim të Gjykatës së Lartë dhe mund të përfundojmë në mosfunksionimin e gjykatave të tjera”, u shpreh Mediu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.