Lajme

Mediat greke: Kaçifas “pagoi me vdekje” se ngriti flamurin e Greqisë!

Mëngjesi i të dielës nisi me festime në një fshat të vogël 6 kilometra nga kufiri i Shqipërisë me Greqinë, por përfundoi me një vrasje që u dënua ashpër nga shumica e mediave nacionaliste greke.

Pasi terrorizoi fshatin dhe sulmoi me armë forcat e policise gjatë një feste në Bularat, të Dropullit, 35 vjeçari Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë në një shkëmbim të ashpër zjarri me forcat RENEA. Rreth orës 10.00 të paradites  të së dielës, kur në fshat po mbaheshin festimet e përvitshme që përkujtojnë të rënët e luftës italo-greke, i riu terrorizoi papritur banorët, duke qëlluar fillimisht në ajër me kallashnikov dhe më pas me breshëri në drejtim të forcave te policisë.

Kaçifas, i cili jetonte prej vitesh në Greqi, ku edhe kishte kryer shërbimin ushtarak, vuri në rrezik jetën e dhjetra banorëve dhe efektivëve, por disa prej mediave greke shkruajnë se humbja e jetës njerëzore është e pajustifikueshme.

Artikulli i "Greek Repoter"

Gazeta e njohur greke, “Kathimerini” shkruan se ai hapi zjarr pasi policia shqiptare hoqi flamurin grek në një varrezë të Luftës së Dytë Botërore.  “Kacifa njoftohet se vrapoi në fshat duke gjuajtur armë dhe u arratis pastaj në male në përpjekje për të shmangur arrestimin. Ai u kap nga forcat speciale të policisë shqiptare, të cilët pohuan se 35 vjeçari qëlloi para tyre. Ata hapën zjarr dhe e vranë”, shkruan gazeta greke.

Por ky detaj u hodh poshtë nga ministrja greke e Kulturës, Myrsini Zorba,e cila ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi në Facebook se asnjë një flamur grek nuk u hoq. E ndodhur në vengjarje, ajo shkruan se kudo në Bularat sot para ceremonisë kishte flamuj greke dhe ishin të pranishëm përfaqësues të të dy shteteve.

“U informuam se një homogjen grek kishte kërcënuar me kallashnikov në mëngjes, duke qëlluar, pasi konsideronte se marrëveshja e dy qeverive për të nderuar kujtimin e të renëve ishte një tradhti.

35 vjeçari Kostandinos Kaçifas

Asnjë flamur grek nuk u hoq, të gjithë valëvisnin”,  shkruan ministrja greke. “Pas orës 15, gjatë rrugës së kthimit na informuam se autori ishte rrethuar, policia i kërkoi atij të dorëzohej, nuk u dorëzua dhe e vrau. Ishte një ngjarje tragjike që askush prej nesh nuk mund ta imagjinonte –përfundon postimi i ministers greke në Facebook. 

Nga ana tjetër, gazeta e njohur “Protothema” shkruan se policia shqiptare vret një homogjen  grek në Epirin e Veriut, duke thekuar se “edhe pse fshati është i banuar nga minoriteti grek, uli flamurin grek në një veprim provokues”.

Banorët thonë se 35 vjeçari kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Një ditë më parë ai kishte dekoruar fshatin me flamuj grekë për festën e së dielës, ndërsa banorët dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.  Ndërkohë sipas medias greke “Ekiritas”, e cila citon dëshmitarë nga vendngjarja, forcat speciale shqiptare kërkuan një helikopter për të rënë në gjurmët e tij. “Sindikatat e Epirit të Veriut kanë njoftuar një protestë jashtë Ambasadës Shqiptare në Filothei për mbrëmjen e së dielës”, shkruan “Ekiritas”.

Nga ana tjetër, “Greek Reporter” e konsideron të pajustifikueshme vrasjen e Kaçifas, babai i një fëmije.

Artikulli i gazetes greke "Ekiritas"

Për disa orë ai u largua në thellësi të fshatit, por forcat RENEA nga Tirana, e lokalizuan në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat. Policia thote se Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por 35 vjeçari hapi zjarr duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. RENEA u kunderpergjigj dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Kaçifa  mbeti i vrarë.

Reagimi nga ana e Ministrisë së Jashtme greke ishte i menjëhershëm. Me anë të një njoftimi zyrtar, ajo thekson se autoritetet greke, së bashku me ato shqiptare kanë ndjekur nga afër ngjarjen në fshtatin Bulurat dhe konfirmon se shtetasi grek Konstantinos Katsifas është vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e policisë shqiptare. Ministria shpreh keqardhjen e thellë dhe ngushëllimet për familjen e tij, por theskon se është i papranueshme fakti qe ngjarjet kanë cuar në humbjen e jetës njerëzore.

35 vjeçari Kostandinos Kaçifas qëllon ndaj makinave të policisë

“Presim që autoritetet shqiptare të sqarojne plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe me pas Ministria do te procedoje ne aktet e nevojshme”,thuhet në njoftim.

Ndërkohë një zyrtar i partise konservatore greke Demokracia e Re, George Kumutsakos shprehet se Kaçifas ngriti flamurin grek në varrezat e të rënëve të kombit të tij, por e pagoi me jetë.

"Autoriteteve shqiptare u kërkohet menjëherë që të sqarojnë rrethanat e sakta që çuan drejt kësaj ngjarjeje tragjike. Qeveria duhet të vazhdojë përfaqësimet e forta me qeverinë shqiptare dhe të kërkojë informacion të plotë, hetim të menjëhershëm të fakteve dhe llogaridhënie. Së fundi, ne i bëjmë thirrje anëtarëve të pakicës greke në Shqipëri që të përmbahen", deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë