Ngjarje

Mediat e huaja: Pas sulmit kibernetik në Shqipëri, mund të fshihet një dorë ruse

Nga Gazeta "SI"- Shqipëria ka rënë pre e një sulmi të madh kibernetik që bllokoi të gjitha shërbimet qeveritare online.

Nuk ka asnjë koment zyrtar se kush qëndron pas sulmit dhe pse në rrjet flitet për një sulm që vjen nga Rusia. Shqipëria në fakt është një ndër mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës tani dhe që po dënon Rusinë.

Të hënën e 18 korrikut edhe qeveria pranoi sulmin. “Sulmi kibernetik ishte i sinkronizuar...nga jashtë Shqipërisë”,-thuhej në njoftim.

Kështu shkruan, “BNEintellnews” për sulmin kibernetik që iu bë infrastrukturës digjitale të qeverisjes në Shqipëri.

Por, media të tjera ndërkombëtare, të fokusuara në lajmet rreth sigurisë në rrjet dhe digjitalizimit, orientohen përsëri nga Rusia për të gjetur fajtorin.

“The Cyberwire” shkruan se nuk ka një autor për këtë sulm deri tani, por në bazë disa provave rrethanore dhe shumë mundësish apriori, pas saj mund të fshihet një dorë ruse.

“The register” shkruan se ka pasur një rritje të konsiderueshme të sulmeve kibernetike në vitin 2022, që përkon me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Në të vërtetë, qindra kompjuterë në vendin e shkatërruar nga lufta u infektuan me malware Windows që fshijnë të dhënat në fillim të këtij viti dhe agjencitë e sigurisë kibernetike paralajmëruan në prill se infrastruktura digjitale duhet të jetë gati për sulme kibernetike, pasi grupet e motivuara si nga stimujt financiarë ashtu edhe nga ideologjia politike i kushtuan vëmendje kundërshtarëve ndërkombëtarë të Rusisë.

Todd Carroll, ekspert i kibernetikës në CybelAngel, beson se qeveria shqiptare mund të jetë një objektiv tepër i lehtë për hakerat. “Shqipëria ka një histori të çështjeve të sigurisë së të dhënave që përkeqësohen vetëm nga mbimbledhja e të dhënave të qytetarëve të saj, krahasuar me vendeve e BE-së. Pra, nuk është për t'u habitur që ata janë nën sulm. Pasi të humbisni qasjen në të dhënat tuaja, ju humbni aftësinë për të përcaktuar "si u arrit qasja" dhe "çfarë u aksesua ose po aksesohet".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë