Futboll

Më të këqijtë në botë janë në Uruguai, japonezët më korrektët

Po t’u hedhësh një sy kampionateve në gjithë botën, duke u përqendruar te numri i faulleve të shkaktuar, kuptohet qartë se në Amerikën e Jugut e kanë shumë të vështirë ta tërheqin këmbën prapa. Sipas një studimi të CIES (Instituti i statistikave), për mesataren e kartonëve të nxjerrë nga arbitri në një ndeshje, në vend të parë dhe të dytë janë kampionati bolivian dhe ai uruguaian me 7.01 dhe 6.61 kartonë për ndeshje. Në vend të tretë është “Liga Nacional” e Guatemalës, me 6.44 kartonë për ndeshje.

Në 10-shen më të egër janë dy kampionate europiane: në vend të 6-të është kampionatin ukrainas me 6.19 kartonë për ndeshje, ndërsa në vend të 10-të është Serie A, kampionati më i keq mes 5 më të fortëve në Europë. Në Itali, arbitrat japin mesatarisht 5.82 kartonë për ndeshje. Skuadra më e ndëshkuar e Serisë A? Bolonja e Sinisha Mihajloviç, që manifeston qartë karakteristikat e trajnerit të saj.

Sinisha Mihajloviç, trajneri i Bolonjës, ekipit më të egër në Itali. Gazeta Si, 24 shkurt 2020

Për Bolonjën jepen 3.71 kartonë çdo 90 minuta, ku 0.25 kanë ngjyrë të kuqe. Por kjo nuk është gjë, po të kemi parasysh 4.05 dhe 4 kartonët e Montevideo Uanderers dhe Rampla Juniors të Uruguait, që mbajnë vendin e parë de të dytë në këtë klasifikim të veçantë. Bolonja në nivel klubesh mban vendin e 12-të. Në kampionatin italian skuadra më korrekte është Atalanta e Gjimshitit me 2.29 kartonë për ndeshje.

Ndër 5 kampionatet europiane, ai anglez është më i pastri, me mesataren 3.74 kartonë për ndeshje, kurse në klasifikimin botëror është kampionati japonez me “fair-play” me 2.26 kartonë për ndeshje. Më pas vjen kampionati norvegjez me 3.11 kartonë për ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë