Gratë janë drejtuese ose zotëruese të më shumë ndërmarrjeve gjatë vitit 2017 krahasuar me vitin paraardhës. Ajo që vihet re është se aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje me 39,2 %.
Sipas INSTAT Gratë menaxhojnë/zotërojnë 29,7 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 26,8 % gjatë vitit 2016.
Megjithatë duke e vlerësuar tablon të plotë, burrat vazhdojnë të dominojnë ndjeshëm në drejtimin e ndërmarrjeve në vend.
Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 91,6 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Megjithatë, gratë drejtojnë 24,2 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar, nga 19,2 % që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2016.
Qarku i Tiranës zë vendin e parë për drejtimin e ndërmarrjeve nga gratë e pasuar nga Durrësi, Lezha dhe Elbasani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.