Futboll

Më shumë hapësira për Asllanin tek Interi, largimi i Brozoviç duket i sigurt

Gazeta Si – Marselo Brozoviç është drejt largimit nga Interi. Lojtari kroat është i hapur ndaj çdo ofertë dhe skenari të klubit zikaltër. Ai nuk ka më besimin e një viti më parë, kur drejtusit bënë gjithçka për rinovimin, sot është shumë e komplikuar për një akord, kështu që largimi i mesfushorit duket i sigurt.

Si rrjedhojë rriten shanset për një aktivizim më të madh të Kristian Asllanit, lojtarit të Kombëtares shqiptare që u ble një vit më parë nga Interi pikërisht si zëvendësues i Brozoviçit. Sezonin e parë elbasanasi pati shumë pak minuta nga trajneri Inzagi, për sezonin e ri situata ndryshon paksa.

Kristjan Asllani ne stervitje me kuqezinjte. Gazeta Si, 14 qershor 2023

Në fakt, klubi do të kërkonte një lojtar të gatshëm për të mbushur boshllëkun e lënë nga Brozoviç, jo një të ri perspektive si Asllani, megjithatë hapësirat detyrimisht do të jenë më të mëdha për lojtarin kuqezi. Ai është më i pjekur tashmë, ndërsa lojtari që mund të blihet kërkon kohën e përshtatjes.

Fratezi i Sasuolos është emri më i lakuar për momentin, ndërsa ëndrra është Milinkoviç-Saviç. Asllani në anën tjetër ka për detyrë t’i tregojë trajnerit Inzagi se vërtet meriton më shumë minuta nga sa i ka dhënë ai deri tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë