Analize

Ndodhi!!! Virusi po zgjohet, dita rekord me të infektuar

Që kur nis karantina dhe në Shqipëri u zbulua pacienti i parë i infektuar, më 8 mars, Gazeta “Si” ndërtoi një grafik të bazuar në të dhënat zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për të treguar trendin e përhapjes së virusit në Shqipëri të krahasuar edhe me Kinën dhe Italinë si dy vendet më të prekura. Për të kuptuar në çfarë përmasash do të jetë infektimi nga Covid-19, që në fillim, të dhënat na treguan se kjo javë do të jetë vendimtare për Shqipërinë. Ditët e para trendi i përhapjes së Shqipërisë ishte gati njësoj si në Kinë ashtu edhe në Itali.

Institucionet shkencore ndërkombëtare dhe ato të shëndetit kanë gjetur se periudha e inkubimit të virusit, dmth sa ai qëndron në trupin e njeriut të infektuar pa shfaqur simptomat, është 14 ditë. Pra, potencialisht, jemi vetëm një ditë larg kur pritet që virusi të dalë nga inkubimi. Fundi i ditës së shtunë, nëse do të ecet sipas modelit të Kinës dhe Italisë, është dita ku virusi shpërthen. Siç treguan ditët në vijim në Kinë dhe Itali kurba e përhapjes pësoi kulme të tjera, por ne po marrim në shqyrtim vetmë momentin e parë kur numri i të prekurve del jashtë mesatares së këtyre ditëve duke qenë më i lartë.

Më 8 mars në Shqipëri u gjet personi i parë i infektuar. Autoritet thanë se është pacienti zero, por siç treguan ditët, djali nga Puka ishte i pari i zbuluar zyrtarisht, por ndoshta jo pacienti zero. Ato ditë bashkë me të kanë ardhur edhe shqiptarë të tjerë nga Italia. Gjithsesi, duke qenë se kjo është data e parë, përllogaritet që fundi i perudhës së inkubimit të jetë diku rreth datës 21- 22 mars, ku mund të jetë kulmi i parë i shpërthimit për një numër njerëzish të infektuar. Numri 1 në Grafikun e ndërtuar nga Gazeta “Si” tregon ditën kur në secilin shtet u shfaq pacienti i parë. Në Shqipëri është data 8 mars ose 13 ditë më parë.

Si po na tregojnë të dhënat e ditës së fundit e dielë dt. 22 mars numri i të infekturave në Shqipëri brenda një dite u dyfishua ( Shiko grafikun kryesor) . U prekën 13 vetë. Kjo është shifra më e lartë që prej  ditës së parë. Dhe lehtësisht e kuptojmë se  ka marrë fund inkubimi i virusit dhe shifra e sotme ka një shpjegim në analogji edhe më atë që ndodhi në Itali dhe Kinë.

Por https://gazetasi.al/ , kq vënë re se në ditën e 19 ka një kapërcim të theksuar të rasteve me Covid-19, si në Kinë ashtu dhe në Itali. Në Kinë numri i të infektuarëve nga dita e 7 në atë të 14 është gati dyfishuar e po kjo situatë e ngjashme shumëfishimi është vënë re edhe në Itali ku numri është gati dhjetëfishuar.

Ajo që i përbashkon Kinën dhe Italinë është se në të dyja vendet virusi i ka prekur qytetarët me pothuajse të njëtin trend. Shqipëria - siç duket nga grafiku që kemi ndërtuar ne të Gazetës “Si” - ka luhatje nga trendi këto ditët e fundit, duke qenë me shpejtësi më të vogël të infektimit, ndoshta për shkak të karantinës më të shpejtë, por pse jo edhe për shkak të numrit të testeve. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero megjithëse e shikon rritjen e numrit të të infektuarve në mënyrë të moderuar në Shqipëri, i “trembet kësaj qetësie”. Të dhënat tregojnë së ndoshta data 27 mars do të jetë një tjetër kulm shpërthimi. Sot e diel 22 mars... ndodhi!!


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë