Sociale

13 raste të reja. Mosha mesatare e të prekurve 48 vjeç

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, ka deklaruar se janë shtuar edhe 13 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, nga 33 testime të kryera për 24 orë. Fico ka bërë me dije se 8 persona janë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça, duke e çuar numrin total të të prekurve në 89 raste.
“Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç,”shprehet Fico.
Ndërsa për sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve pozitive, mbetet në kryesim Tirana me 63 qytetarë.

Durrës 6 qytetarë

Lushnje 2 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë

Fier 8 qytetarë

Rrogozhinë 2 qytetarë

Kavajë 3 qytetarë

Korçë 3 qytetarë.

Fico bëri me dije gjithashtu se 3 personat e shëruar kanë lënë aktualisht spitalin për të qëndruar 14 ditë në vetizolim. Ndërsa, në Spitalin Infektiv janë 43 pacientë dhe 4 prej tyre janë në terapi intensive.
“Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së këtij transmetimi, qytetarët kanë një rol thelbësor. Qytetarët duhet të vazhdojnë të vetizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19,” u shpreh Fico, ndërkohë që i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e përditshme të distancimit social.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë