Treg

Më shumë banesa me qira u kërkuan në 2020-ës. Të huajt me prona në periferi të Tiranës

Gjysma e parë e vitit 2020, njësoj si tek masa më e madhe e bizneseve në vend, ndikoi negativisht edhe tek agjencitë immobiliare, ku kërkesa për blerja dhe blerja faktike e pronave ishte shumë e ulët. E kundërta ndodhi me kërkesën për qiramarrje, për banesa apo prona tregtare e cila u rrit.

Të dhënat nga BSH-ja tregojnë se janë marrë nën vrojtim 72 subjekte dhe përgjatë gjashtëmujorit të parë u shitën afërsisht 5 prona për cdo subjekt, nga 7 prona që ishte një periudhë më parë.  Numri total i pronave të shitura gjatë kësaj kohe janë 825 nga 1301 të regjistruara për shitje.

Rreth 60% e banesave dhe pronave me qëllime biznesi gjatë gjashtëmujorit të parë të 2020-ës u blenë me kredi bankare që në të shumtën e rasteve mbulonte 85% të vlerës së kërkuar.

35% e blerësve së këtyre pronave në vendin tonë ishin jorezidentë. Pjesa më e madhe e të cilëve ishin rezidentë edhe jashtë BE-së.

Pjesa më e madhe e pronave të shitura kanë qenë brenda Tiranës dhe në periferitë e saj, dhe një numër pak më i vogël në qytetet e tjera të mëdha të vendit.

Indeksi Fischer i çmimit të banesave mbështetur tek të dhënat e Bankës së Shqipërisë, është rritur me 4.6% nga periudha e mëparshme dhe me 40% krahasuar me vitin 2013. Nga raportimet, 28% e agjentëve i kanë shitur këto subjekte me çmime të njëjta me ato të kërkuara. 28% kanë shitur me ulje çmimi deri në 5% ulje dhe 33% kanë bërë tregti me ulje çmimi deri në 20%.

Me rritjen e kërkesës së banesave apo subjekteve për biznese me qira raportohet dhe rritje  e çmimit të tyre. Një nga agjensitë immobiliarë në vend ‘’Century21’’e cila nuk përcakton një rritje të dukshme të vlerës së qirave, por përcakton një rritje të subjekteve të dhëna më qira. Gjatë vitit 2020 agjensia ka dhënë më qira 1101 subjekte, të cilat në masën më të madhe kanë qenë banesa. Sipas agjensisë, përgjithësisht muaji janar është muaji që shfaq më pak dinamizëm edhe pse këtë herë  këtyre muajve iu bashkua edhe periudha e karantinimit. Muaji dhjetor ishte muaji i rimëkmbjës edhe për tregun e pasurive të paluajtshme.

Zona bregdetare ka qenë një ndër zonat me qëndrueshmëri të ulët në tregun immobiliar, ku vlerësohet me -70% dhe më pas vjen Tirana me -40%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë