Shkallët e stadiumit “Air Albania”, ku nis pas pak ndeshja Shqipëri-Poloni, kanë filluar të mbushen gradualisht, duke krijuar një atmosferë të ndezur nga tifozët.
Ajo që bie në sy është prania e shumtë e tifozeve femra në stadium, me plis në kokë dhe me flamurin kuqezi në duar.
Policia ndërkohë ka vazhduar me kontrolle të shumta për tifozët para se ata të futen në stadium. Mbi 22 mijë tifozë pritet të jenë sot në “Air Albania”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.