Abuzimet seksuale i kanë pikënisjet që në kohë të hershme. Shumë gra të pambrojtura janë dhunuar seksualisht kudo në botë por kanë zgjedhur të heshtin duke mos i denoncuar kurrë përdhunuesit e tyre.
Dëgjojmë histori të ndryshme çdo ditë, aq sa duket sikur ky fenomen nuk do të marrë fund kurrë.
Në televizionin amerikan, aktorja dhe prezantuesja amerikano-indiane Padama Lakshimi ka shpjeguar pse ka heshtur për një sulm seksual që i kishe ndodhur në adoleshencë. Në një artikull për “New York Times” 48 vjeçarja tregoi se ishte përdhunuar nga një burrë 30 vjet më parë. Ajo shprehet gjithashtu se në atë kohë mendonte që sulmi ndodhi për fajin e saj dhe se e kuptonte pse gratë nuk donin të tregonin për sulmet seksuale.
Artikulli i saj u nxit nga deklaratat e presidentit Donald Trump për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Presidenti amerikan ka hedhur dyshime mbi akuzat kundrejt gjyqtarit Brett Kavanaugh për abuzime seksuale kundrejt dy grave. Akuzat thuhet se vijojnë që nga vitet 80. Gjatë kësaj jave Kristina Blasei Ford njëra nga të abuzuarat duhet të dëshmojë përpara senatit amerikan.
“Presidenti Trump deklaroi në një postim në Tuiter se nëse akuzat e zonjës Ford do të ishin të vërteta, ajo do të kishte paraqitur një denoncim në polici vite më parë,” tha Lakshmi. “Por un e kuptoj pse këto gra duan t’i mbajnë historitë e tyre të fshehta dhe të mos përfshijnë policinë. Unë për vite me radhë kam bërë të njëjtën gjë,” shton 48 vjeçarja. Por çfarë kishte ndodhur me zonjën Lakshmi shumë vite më parë? “Isha adoleshente kur e njoha për herë të parë.
Gjithçka ishte shumë e bukur deri në momentin që dolëm për darkë dhe më pas përfunduam në apartamentin e tij. Sapo shkova më zuri gjumi dhe kur u zgjova, e pash sipër meje. E pyeta se ‘çfarë po bën’ dhe ai më tha ‘o të të dhembi pak’ . Bërtita të më lëshonte por ai nuk ndaloi. Më vonë më dërgoi në shtëpi por unë isha në gjendje shoku,” shkruan Lakshmi në llogarinë e saj në Twiter. “Unë nuk e denoncova. Jo se do të mërzitej nëna ime, jo se do të turpërohesha para miqve të mi apo nga frika e policisë, por sepse ishte faji im,” shton ajo.
Ajo shpjegoi se me kalimin e kohës filloi të ndjente se ishte faji i saj dhe në vitet 1980 askush nuk fliste për përdhunimet. Askush nuk do ta besonte vuajtjen që ajo kishte kaluar dhe të gjithë do t’i drejtonin vetëm një pyetje. “Çfarë dreqin po bëje në shtëpinë e tij?” Tridhjetë e dy vjet më vonë prezantuesja e shprehet se nuk fiton asgjë duke treguar historinë e saj por duke menduar për deklaratat e zotit Trump në situatën e gjyqtarit, thotë se sulmet seksuale që nuk janë denoncuar menjëherë nuk janë më pak të vërteta apo më pak të rënda. “Ne të gjitha mund të humbim shumë nëse nuk i denoncojmë sulmet seksuale në kohën e duhur.”/ BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.