Sociale

Më në fund… “Çfarë bëri Turi?” Publikohen përgjigjet e testit të Letërsisë

Ashtu siç paralajmëroi më herët Komiteti për Maturën Shtetërore 2020, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar testin e plotë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Çdo pyetje ka edhe përgjigjen e saktë dhe në këtë mënyrë çdo maturant duke u konsultuar me to, mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Ndërkohë, menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë.

Më herët, Komiteti tha se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve.

E ndërkaq, përpara Ministrisë së Arsimit, disa dhjetëra maturantë zhvilluan edhe sot një tjetër protestë. Një grup prej tyre ishte nisur nga Kamza në këmbë në drejtim të Tiranës. “Mos na digjni pasaportën e së ardhmes!”, “Dikur ëndërroja mjekësinë, sot ëndërroj Lopedinë", ishin disa nga parrullat e reja që ata mbanin në duar. Pasi iu bashkuan grupit tjetër përpara Ministrisë, maturantët bënë përsëri thirrje që testi i Letërsisë të rivlerësohet. Që prej të premtes, kjo e sotshmja ishte protesta e tretë e maturantëve, të cilët për rreth dy orë bllokuan edhe qarkullimin e Rrugës së Durrësit. Rreth orës 13.00 protesta e tyre u mbyll me premtimin se do të kthehen sërish nesër, pas përfundimit të provimit të maturës në matematikë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht
kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë