Sociale

Komiteti i Maturës: Do rishihet mënyra e shpërndarjes së notave

Pas protestave të maturantëve dhe debateve të shumta që ka ngjallur teza e provimit të Gjuhë-Letërsisë, ka reaguar Komiteti i Maturës Shtetërore 2020.

Komiteti deklaron se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet sipas KOMSH vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

“Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), që në ditën e parë pas provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ka vlerësuar me kujdes reagimet e maturantëve dhe të mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.

Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët”, thuhet në deklaratën e Komitetit.

Komiteti thotë se QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

“Menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë.

Maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre”, vijon më tej deklarata.

Ndërkohë, nesër maturantët kanë provimin e Matematikës dhe më pas atë me zgjedhje dhe Komiteti ka gjykuar që të shtojë orarin e provimit edhe me 30 minuta më shumë.

https://www.facebook.com/arsimitsportitdherinise/videos/319829349019493/?__xts__[0]=68.ARDTvS3tt0Us6WklER6qoilcPozxN9zXX3sRDmBAXMeElveO7edvhwF24gRB5bbXsGfzaU5CD7Qw0ZczmcRV4bYcu9jdLDlhDVXmFbQ7mNCKZnveHuIcuZVqixCFHH4KFcWcKONI-t6gxAnX2Z_vFeWRamqJyuQHANBrO7RbS2xQmiFq6gsvXr_0xp3iQBAheXEmPShrxnJO4qhxMtnE0uAa7JnyPFwyjynqkQ7Q8MVONrNQ87kmzPQId3M0k8NBHhbZDzWAf1up4TciYYCHq3Po_5cjwlzZ48MVkGwuk44z4FsTkzn8Ei24VZvxte5OBHVRv75-0-T-oWpxyieL-e_cD5uRRUt9tB069g&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë