Ne rrjet

Më ndodhi dhe mua! Ka shumë pikëpyetje

Nga Pëllumb Pipero-Nga dje në mesditë edhe une si mjaft kolegë të mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem në kushte shtëpie  me trajtim mbështetës. Për shkak të situatës shëndetësore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe të ngarkesës psikologjike normale në këtë situatë, e kam pasur të pa mundur të ndjek njoftimet e mediave, të cilat i falenderoj pa përjashtim, duke ju kërkuar ndjesë pa fund që nuk e kam pasur të mundur t’i përgjigjem interesimit të tyre shume profesional dhe njerëzor. Jam i sigurt që kam mirëkuptimin e tyre në këtë situatë.

Një mik gazetarë   kishte krahasuar Covid 19 me një "rulete ruse", dhe është krahasim i gjetur, po kaq e vërtetë është edhe përpjekja mbinjerëzore e bluzave të bardha kudo në botë, edhe në Shqipëri, që jetën e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të mos e lëmë në "dorë të fatit rulet ruse", por t’i mjekojmë e shërojmë.

Une kam mjekuar me qindra qytetarë deri tani, por tashmë jam pacient, dhe një pacient i veçantë, i veçantë për faktin se unë jam infektuar pasi jam vaksinuar. Dhe ky fakt shtron mjaft pikpyetje, një pjesë e të cilave me ndihmën e kolegëve ka marë përgjigje që sot, një pjesë presin përgjigje, ndaj se bashku me kolegët e Institutit të Shëndetit Publik po punojmë për investigimin e rastit tim me të gjitha aspektet dhe së shpejti besoj do kemi një përgjigje të plote. Rasti im nuk është dhe nuk do të jetë i vetmi, por në vendin tonë ndoshta është i pari, pasi raste te tilla janë raportuar në shumë vende të botës, veçanërisht në  Izrael, ku është vaksinuar më shumë se 30% e popullsisë, dhe kjo ndodh e mund të ndodhe mbas marjes së dozës së parë të vaksinës, pasi duhen se paku 2 javë të filloje prodhimi i antitrupave,(për  hir të së vërtetës analizat serologjike të bëra në disa laboratore, përfshirë dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive në rastin tim) dhe në fund të javës së tretë niveli i imunitetit arrin 70-80%, e një javë pas dozës së dytë mbrojtja është e sigurtë dhe maksimale. Ndaj është shumë e nevojshme që pas dozës së parë të vaksinës të vazhdojmë të kemi të njëjtin kujdes si çdo person i pa vaksinuar. Kjo këshillë vlen për të gjithë, sot për bluzat e bardha në proces vaksinimi, dhe nesër edhe për qytatarët deri në marjen e dozës së dytë të vaksinës.

Duke ju falenderuar të gjithëve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa më lehtë këtë sprovë të vështirë, dhe besoj fort se do kem dhe mbështetjen dhe lutjet tuaja!

 Falemnderit!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë