Njerez

Me koronavirusin nuk bëhet shaka

Një prej qindra-mijëra personave që shfrytëzojnë Youtube për të hedhur video qesharake, apo rrengje që u punojnë personave të tjerë në kërkim të klikimeve për më shumë famë dhe para, ka përfunduar në gjykatë.

Youtube-ri, potok Philippe, emri i vërtetë i të cilit është James Potok zgjodhi shakanë e gabuar në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. I riu ishte pjesë e pasagjerëve në një avion që sapo ishte nisur nga Toronto e Kanadasë. Pak minuta pasi avioni u ngrit në ai u çua nga vendi i tij dhe nisi t’i ankohej pasagjerëve të tjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit.

Ai u tha se nuk ndjehej mirë, se sapo ishte kthyer nga Kina dhe se dyshonte se mos ishte infektuar me koronavirusin. Menjëherë anëtarët e ekuipazhit e morën dhe e izoluan në një kënd të veçantë në fund të avionit, pas më parë i vunë një maskë dhe e veshën me rrobat e posaçme.

Kur James Potok e kuptoi se çfarë kishte bërë ishte tepër vonë. Ai iu drejtua stafit se gjithçka ishte një shaka dhe se e kishte filmuar për ta hedhur në kanalin e tij në Youtube. Stafi dhe pasagjerët u qetësuan, por jo pasi piloti i avionit kishte njoftuar kullat në tokë për “pasagjerin e infektuar” dhe kishte marrë vendimin për t’u rikthyer sërish në aeroportin e Torontos.

Me t’u ulur avioni, James Potok u arrestua dhe ndaj tij u ngrit akuza e mashtrimit, që mund t’i kushtojë një gjobë të majme deri në disa muaj burg. Vetë i riu kërkoi ndjesë për të gjithë personat që u prekën nga shakaja pa kripë.

Ndërkohë, kompania WestJet tha se piloti dhe ekuipazhi i saj kishin zbatuar me përpikmëri udhëzimet e marra për trajtimin e rasteve të tilla emergjente, ndërsa nga autoritetet kërkojnë që “shakatori” i Youtube të mos ja hedhë pa u lagur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë