Arsim

Më keq se në 2018-n, nxënësit shqiptarë ndër më të dobtit e botës

PISA ka publikuar raportin e cilësisë së arsimit për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 61 për sa i përket njohurive të nxënësve shqiptarë në matematikë, gjuhë amtare dhe shkenca natyrore.
Shqipëria është paraqitur me 405 pikë në lexim, 437 pikë në matematikë dhe 417 në shkenca natyrore, nga 79 pikë në total që kanë marrë në raportin e vitit të kaluar, duke u ulur me 10 vende.
Kjo tregon se nxënësit nuk kanë arritur të avancojnë në njohuritë e tyre, duke bërë të mundur që Shqipëria të vlerësohet në mes kufurit të nivelit mesatar dhe të dobët në renditjen ndërkombëtare.
Testimi është kryer në 79 vende, duke matur kapacitetin e 32 milionë nxënësve në moshën 15 vjeç.
Për sa i përket rajonit Kroacia ka bërë përmirësime duke kaluar në vendin e 29-të, Serbia e renditet në vendin e 45 , Mali i Zi në vendin 52, Maqedonia e Veriut në vendin 67, ndërsa Kosova është cilësuar në raport si një ndër vendet me cilësinë më të ulët të rajonit, duke u renditur në vendin e 77.
Ndërsa për sa i përket vendeve më të mira, si gjithmonë kryesojnë vendet aziatike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë