Njerez

Me jelek antiplumb për në SHBA, studentit kinez i anulohet viza

Një studenti kinez të veshur me jelek antiplumb iu mohoi hyrja në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar një reagim masiv në rrjetet sociale, ku mijëra përdorues vunë theksin tek sulmet në masë që shënjestrojnë sidomos shkollat amerikane.

Gazeta kineze “World Journal” thotë se studenti ishte duke kaluar kontrollet e sigurisë në aeroportin ‘Metro’ të Detroitit në Miçigan, ku vetëdeklaroi se kishte veshur një jelek antiplumb. Në këtë moment, zyrtarët e aeroportit kanë vendosur anulimin e vizës së tij dhe kthimin mbrapsht për në Kinë, pavarësisht se autoritetet amerikane lejojnë importimin e “mjeteve të moderuara të vetëmbrojtjes”.

Nuk është e qartë nëse jeleku antiplumb ishte arsyeja e vetme e vendimit të autoriteteve kufitare amerikane për të kthyer mbrapsht studentin kinez, që pas verifikimeve rezultoi se posedonte dhe një licencë për mbajtje arme në Miçigan.

“Amerikanët mund të kenë armë, ndërsa neve na ndalohen jelekët antiplumb. Si mund të mbrohemi nga plumbat ne?”, ishte një prej mijëra komenteve në Facebook mbi këtë çështje.

Rastet e shtetasve kinezë që humbin jetën nga armët e zjarrit në SHBA nuk janë të pakta. Pjesa më e madhe e tyre janë viktima të akteve terroriste, ose të qëlluar aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy palëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë