Portieri i Lacios dhe Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, ka një mesazh për vitin që sapo ka nisur. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku shprehet se e fillon këtë vit më i uritur se kurrë.
Një mesazh i shkurtër, por i qartë nga portieri kuqezi që po përjton një moment shumë të mirë me Lacion në Serinë A. Strakosha është titullar i padiskutueshëm dhe protagonist në ecurinë mjaft të mirë të skuadrës bardhekaltër në kampionat. Lacio e mbylli vitin 2019 në mënyrën më të mirë, me trofeun e Superkupës së Italisë, së fituar ndaj Juventusit në finale. Megjithatë, portieri shqiptar nuk kënaqet më kaq dhe kërkon më shumë nga 2020-a.
Sezonin e ardhshëm janë të gjitha mundësitë ta shohim Strakoshën në Ligën e Kampionëve me Lacion, ose edhe me ndonjë skuadër tjetër. Portieri i Shqipërisë prej kohësh është në shënjestër të klubeve të ndryshme të mëdha europiane, sidomos atyre angleze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.