Financa Personale

McKinsey parashikon dyfishim të niveleve të papunësisë në Europë

Papunësia në Europë mund të dyfishohet gjatë muajve të ardhshëm dhe rreth 59 milionë vende pune riskojnë të pësojnë shkurtime duke përfshirë këtu reduktimet në rroga e orët e punës si rezultat i pandemisë së koronavirusit, shprehet gjigandi i konsultimeve McKinsey.

Firma e konsultimeve ka përllogaritur nivelet e papunësisë të 27 vendeve anëtare të bllokut europian të kapin pikun prej 7.6 % në 2020-ën si dhe një rikthim në nivelet e para-krizës gjatë tremujorit të katërt të 2021-shit. Por në skenarin më të keq papunësia mund të kapë kulmin në 2021-shin me 11.2 %.

Nivelet e papunësisë në Eurozonë ranë në pikën më të ulët gjatë këtij 12-vjeçari në shkurt. Kjo një muaj përpara se të ndërmerreshin masat izoluese nga koronavirusi në të gjithë Europën. Norma e papunësisë ishte 7.3 % në 19 vendet e eurozonës, niveli më i ulët ky që prej marsit të 2008-ës.

McKinsey shprehet se nivelet e impaktit nga covid-19 do të variojnë midis grupeve demografike dhe sektorëve të industrisë.

“Humbja e e këtyreve vendeve të punës jo veçse që do të jetë një tragjedi në aspektin idividual, por do të jetë shumë e dhimbshme dhe nga perspektiva ekonomike”, shprehet McKinsey në raportin e tij.

Studimi i ka mëshuar shumë dhe lidhjes midis niveleve të edukimit dhe riskut afat-shkurtër të vendeve të punës. “Ka potencial që pabarazitë shoqërore ekzistuese të agravohen akoma e më shumë”, thuhet në studim.

Gjysma e vendeve të punës në risk janë shërbimi i klientit, shitjet, shërbimet e industrisë ushqimore dhe punët e ndërtimit. Në Europë në sektorin me shumicë dhe pakicë 14.6 milionë vende pune riskohen dhe 8.4 milionë vende pune ne sektorin e akomodimeve e të ushqimeve si dhe 1.7 milionë vende pune cënohen në industrinë e artit dhe të argëtimit.

Komisioni Europian propozoi më herët këtë muaj një skemë subvencionesh për të inkurajuar punëdhënësit të reduktojnë orët e punës së punonjësve të tyre në vend të pushimit të tyre nga puna. Një plan ky borxhi i të cilit mund të kushtojë rreth 100 miliardë euro por që do të jetë i garantuar nga vendet e BE-së.

Komisioni pret që BE-ja të pësojë një reçesion të thellë këtë vit si rezultat i koronavirusit që ka ngadalësuar aktivitetin ekonomik e ka çuar thuajse në një paralizë në të tëra 27 vendet anëtare.     


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë