Lajme

Mbytet në plazhin e Durrësit 60-vjeçari nga Kosova

Një person është mbytur mesditën e kësaj të hëne në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Hekurudha.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin kosovar R. B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është dërguar në morgun e Spitalit të Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Deri më tani ka shkuar në 2 numri i të mbyturve në plazhin e Durrësit, ndërkohë një tjetër kosovar është mbytur në plazhin e Velipojës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë