Biznes

“Mbyllja e bareve dhe restoranteve në fundjavë absurde. Të na tregojnë strategjinë”

Sot, kryeqyteti i është rikthyer gjendjes së një jave më parë.

Baret që gati gumëzhinë gjatë pesë ditëve të fundit, sot (të shtunën) u ishte vënë sërish dryni dhe njërez që u aviteshin në mosbesim që ishin të mbyllur.

Afroheshin pranë xhamave, kërkonin për ndonjë njoftim shtesë dhe drejtoheshin kah bareve të hapura.

“Kjo është një situatë kaotike dhe absurd. Nuk ka asnjë logjikë, veçse është dashakeqe. Ne sapo fillua duke shtrënguar dhëmbët me gjithë humbjet, po punonim për të rifituar klientelën dhe sjellë normalitetin, jo vetëm të biznesit, por  të frymës së qytetit, psikologjisë së njerëzve. Sot kishim bërë gati gatimet në restorant, kishim rezervime, befas një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë në orët e vona për tiu rikthyer të shkuarës që e lamë pas. Kjo është absurd, dashakeqe dhe e pakuptimtë”- shprehet për gazetën “Si” Enri Jahaj, kreu I Shoqatës së Bareve dhe restoranteve.

Në emër të sipërmarrjeve që përfaqëson, Jahaj kërkon që qeveria të ketë një strategji që “edhe ne të jemi të përgatitur”. Jahaj nuk e justifikon këtë veprim dashakeq sipas tij që dëmton bizneset dhe psikologjinë e njerzve.

Sot, shpjegon ai sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë që është bërë në orët e vona të mbrëmjes, duhet të ishin të mbyllur të gjithë baret dhe restorantet. Ata që janë  hapur kanë thyer rregullat. Nuk ka qenë vetëm njoftimi i kryeministrit në facebook, por edhe i Ministrisë së Shëndetësisë.

Një natë më parë, rreth orë 21.30 kryeministri Edi Rama njoftoi përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook se kjo fundjave do të ishte si e kaluara, pa dhënë ndonjë sqarim shtesë.

Teksa baret dhe restorantet u riçelën vetëm 5 ditë parë me kosto shtesë sipas protokollit të sigurisë anti covid-19 pas dy muaj bllokimi.

Ata do ta konisderonin rrugën e rikthimit të vështirë, por jo të pamundur, por ribllokimi i kësaj fundjave, për ta është një tjetër goditje e padrejtë që i bëhet biznesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë