Futboll

Mbyllet telenovela Brozoviç, shkon te Ronaldo për 100 milionë euro në 3 vjet

Gazeta Si – Një delegacion i klubit arab në Kroaci ka bindur mesfushorin: 100 milionë euro në 3 vjet për futbollistin, që largohet nga Interi. Shuhen edhe shpresat e Barcelonës.

Marselo Brozoviç i ka thënë ‘Po’ Al-Nasr, ekipit ku luan Kristiano Ronaldo. Disa përfaqësues të klubit arab kishin shkuar në Kroaci me misionin për ta bindur lojtarin dhe ia kanë arritur qëllimit. Mesfushori i Interit ka pranuar ofertën, pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat e tij ekonomike.

Marselo Brozoviç gjate nje ndeshjeje me Interin. Gazeta Si, 29 qershor 2023

Brozoviç do të përfitojë 100 milionë euro në tre vjet mes pagës deri në 2026-ën, bonuseve dhe firmës. Vizitat mjekësore janë programuar për të premten. Barcelona, që ishte e interesuar për 30-vjeçarin, nuk pati kurrë forcën ekonomike për të rivalizuar me arabët. Katalanasit, para se të blejnë, duhet të shesin, ndaj dhe Brozoviç ishte mërzitur duke pritur.

Interi përfiton nga shitja e kroatit rreth 23 milionë euro, që do të investohen menjëherë për blerjen e Davide Fratezit. Lojtari nuk e preferonte shumë kalimin në Arabinë Saudite, me përjashtim të ndonjë oferte shumë tunduese, që në fakt erdhi sot në mbrëmje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë