Lajme

Mbyllet takimi në Vlorë, Asambleja e PS më 7 shtator

Për gati 3 orë ministrat dhe kryeministri Edi Rama u mblodhën paraditen e sotme në vilën qeveritare të Vlorës ku do të diskutohej puna e ministrave.

Në këtë ditë të dytë të takimit, Rama ka bërë analizën parazgjedhore për Lokalet 2019.

Në përfundim të punimeve, kur janë larguar ministrat, në takim kanë mbetur Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Bledi Çuçi dhe Erion Veliaj, duke dhënë kështu sinjalin e konfirmimit të kryetarit aktual bashkiak të kryeqytetit për një mandat të dytë.

Ndërkohë, data e Asamblesë Socialiste më 7 shtator është caktuar vetëm në prani të Ruçit e Ballës, së bashku me Ramën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë