Media Galeri

Mbyllet lokali 450-vjeçar, më i famshmi në Oksford

Një lokal historik në qendër të Oksfordit që u ka shërbyer studentëve, studiuesve dhe të mëdhenjve të letërsisë për mbi 450 vjet do të mbyllet, një viktimë kulturore e pandemisë Covid-19.

“Lamb and flag”, dikur i frekuentuar nga autorë të "Lord of the Rings" ka pësuar një humbje katastrofike të të ardhurave që nga fillimi i pandemisë.

Lokali u hap për herë të parë në 1566 dhe u zhvendos në vendin e tij aktual në St Giles, një rrugë e gjerë në qendër të qytetit, në 1613. Është në pronësi të Kolegjit St John's, një nga 45 kolegjet që përbëjnë Universitetin e Oksfordit .

"Lamb and flag, si shumë biznese të tjera, është goditur rëndë nga pandemia", tha Steve Elston, zëvendës i St John's, në një deklaratë që njoftonte se do të mbyllej më 31 janar.

Anglia ishte në izolim për pjesën më të madhe të marsit, prillit, majit dhe qershorit të vitit të kaluar, përsëri në nëntor dhe ka qenë në izolimin e saj të tretë kombëtar që nga 5 janari.

Dave Richardson në Oksford tha se “Lamb and flag” ishte një nga lokalet më tradicionale të qytetit dhe do të ishte një tragjedi ta shihja atë të zhdukej.

“Nuk ka TV, nuk ka muzikë. Është një vend ku njerëzit vijnë për të biseduar me njëri-tjetrin, për të shijuar mjediset tradicionale, historike. Breza me radhë e kanë bërë atë, studentë, banorë të qytetit, njerëz nga larg.”tha ai.

Që nga viti 1997, Kolegji St John's ka përdorur fitimet nga lokali për të financuar bursa për studentët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë