Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije lajmin pas përmbylljes së procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet dhe dorëzimit të garancisë financiare. Kontrata e ka vlerën afërsisht 38 milionë euro .
“Nga dita e sotme kompania kontraktore fillon punën në terren duke ringritur kantierin me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës”, citohet në njoftimin e Ministrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.